Flutura Açka ka lindur më 4-6-1966 në qytetin e Elbasanit. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi, dega Statistikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe Gjuhë e Letërsi Shqipe në vitin 2001 në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan. Pasi punoi tre vjet në profesion, vazhdoi si gazetare në gazetën e rrethit të Elbasanit "Fjala e lirë" dhe më pas në gazetën e pavarur "Ku vemi?". Qysh prej themelimit, në vitin 1992, deri në vitin 2000 ka punuar si administratore dhe më pas redaktore e botimeve në Shtëpinë Botuese "Onufri". Në vitin 2001 themeloi Albanian Literary Agency dhe aktualisht drejton edhe botimet e Skanderbeg books Tiranë.
Eshtë fituese e Çmimit Ndërkombëtar "Lira e Strugës" në "Netët Poetike të Strugës" të vitit 1997.
Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë në moshën 35-vjeçare në konkurimin e Çmimit të Madh Tivoli-Europa në Itali.
Ajo është përfshirë në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë të ndryshme dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në Francë, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni.
Frau
Açka, Flutura
Ort:
Tätigkeit:
Telephonnummer :
Handynummer:
Fax:
E-Mail:
Geburtsdatum:
1969-12-31
Geburtsort:
Todesdatum:
Todesort:
Land: |
Neueste Kommentare