Toena

Organisationen Daten

Toena
Muhamet Gjollesha
1420
Ort: Tiranë
Telephonnummer: +355 4 258839; +355 4 240116
Handynummer:
Fax: +355 4 240117
E-Mail: toena@icc-al.org
Siehe auch:

Kur është krijuar,personeli, bashkëpunëtorët

Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare.

Sa dhe çfarë boton

Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 1300 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, madje dhe albume e harta të ndryshme. Personaliteti i shquar Rexhep Qosja i ka dhënë Toenas të drejtën ekskluzive të botimit të të gjithë librave të tij në gjuhën shqipe. Paulo Coelho shkrimtari brazilian që ka thyer rekordet botërore të përkthimit, publikimit dhe shitjes i ka dhënë, gjithashtu, Toena-s ekskluzivitetin në gjuhën shqipe. Në botimet për fëmijë Toena sot është zotëruese e fushës me rreth 60 tituj të botuar në vit. Aktualisht boton mbi 130 botime në vit, d.m.th. në çdo 2-3 ditë një libër i ri.

Botimi i periodikëve

Që prej disa vjetësh ka filluar botimin e periodikut Universi Shqiptar i Librit si dhe të buletinit informativ Botimet Toena. Së shpejti do të nisë botimin e një gazete kulturore të përjavshme.

Shtypshkronja e Sh B Toena

Shtëpia Botuese Toena ka shtypshkronjën e saj të nivelit bashkëkohor, një nga më të mëdhatë dhe më të kompletuarat në vend, me përgatitje të kompjuterizuar dhe me të gjitha proceset e mekanizuara, me kapacitet rreth 160 000 fletë tipografike në orë.

Shpërndarja

Shtëpia Botuese Toena merr përsipër shpërndarjen e librave që ajo boton. Me personelin dhe mjetet e transportit që disponon organizon shpërndarjen e botimeve të saj në të gjithë vendin, si dhe disa prej qyteteve kryesore të Evropës, kryesisht atje ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh.

Panairet ndërkombëtare të librit

Që nga dita e krijimit të saj, Shtëpia Botuese Toena merr pjesë rregullisht në shumë panaire ndërkombëtare të librit, si në Frankfurt (tetor), Gjenevë (maj), Bolonjë (prill), Torino (maj), Paris (mars), Bruksel (prill), Goteborg (shtator), Sofje (nëntor), Shkup (prill) etj., duke bërë kështu promovimin e autorëve shqiptarë në botë, si dhe shpërndarjen e veprave të tyre kudo që ka shqiptarë.

Panairet panshqiptare të librit

Shtëpia Botuese Toena është pjesëmarrëse e përhershme në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen për librin në Shqipëri dhe trojet e tjera shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i saj, z. Fatmir Toçi, me cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, është një nga organizatorët kryesorë të panaireve panshqiptare të librit si në Tiranë (nëntor), Prishtinë (maj), Tetovë (tetor), si dhe disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë.

URL