Vështrim hermeneutik mbi "poezinë filozofike" të L. Poradecit (I)
Dr. Luan Topçiu
Poezia si filozofi - Filozofia si poezi
Poezia filozofike paraqet ende për shumë dijetarë, posaçërisht për njerëzit e shkolluar, vlerën më të lartë. Qysh në kohë të hershme të kulturës evropiane, që kur nuk ishin ndarë qartë lëmitë e jetës intelektuale, njerëzit shkruanin filozofinë, d.m.th. shkencën e atëhershme në vargje. Por ajo filozofi ishte në pjesën më të madhe mitologjike; stili i saj ishte thelbësor dhe natyral poetik, sepse mendimi sapo përpiqet të shpërbëhet në imazhe. Që në kohën e Aristotelit kjo gjendje duhet të ketë qenë e tejkaluar, për njerëzit e ditur të paktën. Plutarku refuzon poemën filozofike të Parmenidesit për cilësinë poetike, sepse, thotë ai, poezi pa “mite” nuk mund të ketë. “Mitet” e atëhershme i përkthejmë sot me “imazhe”. Origjina e poezisë filozofike dhe e filozofisë si poezi ka zënë një vend të rëndësishëm posaçërisht në kohën e romantizmit evropian. Romantizmi përmbysi shumë koncepte neoklasike, ndonëse poetin e shpalli profet e mag; përmes kësaj i dha një formulë të...
Neueste Kommentare